Analisti politik, Gazmir Raci, ka thënë se muaji janar do të jetë vendimtar për çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Raci tha se gjatë janarit do të ketë vizita të diplomatëve të shteteve kryesore që e mbështesin dialogun për të parë se si do të ecet tutje.
“Besoj se kah fundi i janarit do të dihet qartë se a do të kemi draftin e propozuar nga ndërkombëtarët si opsion ‘merre ose lëre’, apo do të kemi tashmë edhe deklaratën e kryeministri i cili pak para Vitit të Ri shkruante se ai do të dalë me një propozim për draft-statutin sepse Lajçaku e tha që kjo është çështje e brendshme”, tha Raci në “Info Magazine” në Klan Kosova.
Tutje, Raci tha se propozimi që është në tavolinë për sa i përket draft-statutit të Asociacionit dhe papranueshmërisë së mazhorancës për të, kryeministri i vendit, Albin Kurti mund të kërkojë votëbesim të ri tek qytetarët.
“Për shkak të një drafti të papranueshëm për këtë mazhorancë, kryeministri mund të kërkojë një votëbesim të ri tek qytetarët, por ai duhet të japë edhe alternativën e tij mbi atë se si do ta zgjidh ai këtë problem, pasi Asociacioni vazhdon të jetë problem për Kosovën”, tha ai.