Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka bërë të ditur se sot për vizitë i ka shkuar ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, dhe kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi.
Zeqiri, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se vizita e Hetemi ka qenë e paparalajmëruar por edhe një befasi për të.
“Gjithashtu më pastaj një takim i pritur me ministrin Nenad Rashiq me bashkëpunëtor, ku patëm rastin të takojmë një pjesë të qytetarëve serbë”, ka thënë Zeqiri.