AAK në Prizren shkëput koalicionin me PDK-në: S’po na konsulton Totaj

AAK në Prizren shkëput koalicionin me PDK-në: S’po na konsulton Totaj

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Prizren, ka njoftuar të mërkurën se kanë shkëputur koalicionin me PDK-në në qeverisjen lokale.

Përmes një njoftimi në Facebook, thuhet se nuk janë më në qeverisjen e Shaqir Totajt të PDK-së.

Si arsyeje për këtë ndërprerje të bashkëpunimit thuhet se “Totaj ka filluar të marrë veprime pa konsultimin dhe pajtimin e Aleancës”.

”Aleanca këto dy vite, me tri drejtoritë që i kemi pasur, ka bërë një punë të shkëlqyer dhe një bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë me qytetarë, mirëpo kohëve të fundit, kryetari Totaj ka filluar të marrë veprime pa konsultimin dhe pajtimin e Aleancës, veprime që janë në kundërshtim me frymën e bashkëpunimit ndërpartiak dhe bashkëqeverisës”, thuhet në njoftim.

“Kështu që nga sot Aleanca nuk është në bashkëqeverisje me Shaqir Totajn. Aleanca është dhe mbetet subjekt serioz politik dhe do të vazhdojë të punojë fuqishëm në të mirën e përgjithshme të qytetarëve të Komunës së Prizrenit”, thuhet në njoftimin e AAK-së, dega në Prizren.

Related Articles