Jo rrallëherë hajnat e persona të ndryshëm ua mësyjnë shkollave fillore e të mesme në vendin tonë, ku arrijnë të kapin pajisje të ndryshme shkollore.
Një rast i tillë ka ndodhur edhe në shkollën e mesme të ulët “Lasgush Poradeci” në fshatin Gjyrkoc të Shtimes.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se rasti është denoncuar nga drejtoria e shkollës, të cilët kanë bërë me dije se hajnat kanë hyrë me forcë brenda objektit dhe kanë vjedhur një llaptop.
Me t’u raportuar rasti, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që me urdhër të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet për “vjedhje të rëndë”.