Arrin në 126 numri i të vdekurve nga tërmeti në Japoninë perëndimore

Arrin në 126 numri i të vdekurve nga tërmeti në Japoninë perëndimore

Numri i të vdekurve nga tërmeti që tronditi bregdetin perëndimor të Japonisë javën e kaluar është rritur në 126 të shtunën.

Pasgoditjet e tërmetit kërcënojnë të bllokojnë rrugët kyçe për dërgesat e ndihmës dhe të shembin më shumë shtëpi, shkruan Euronews.

Zyrtarët paralajmëruan se rrugët, tashmë të plasaritura nga dhjetëra tërmete që vazhdojnë të tronditin zonën, mund të shemben plotësisht me rritjen e pritshme të shiut dhe borës gjatë fundjavës.

Qyteti Wajima në qendër të Japonisë ka regjistruar numrin më të madh të vdekjeve me 69, i ndjekur nga Suzu me 38. Rreth 500 persona u lënduan, të paktën 27 prej tyre në gjendje të rëndë.

Më shumë se 200 persona janë ende të zhdukur, megjithëse numri ka pasur luhatje. Njëmbëdhjetë persona u raportuan të bllokuar nën dy shtëpi që u shembën në Anamizu.

Related Articles