Plas sherri për pronë në Podujevë: Xhaxhai kapet me nipin, Policia i gjen armë ilegale

Plas sherri për pronë në Podujevë: Xhaxhai kapet me nipin, Policia i gjen armë ilegale

Mosmarrëveshjet për prona po vazhdojnë të shkaktojnë përleshje e telashe të shumta mes qytetarëve, e madje të përfundojnë edhe tragjikisht. Të tilla raste, që goxha shpesh ndodhin mes familjarëve zakonisht nisin me zënka e konflikte verbale, e më pas eskalojnë edhe në përleshje e kanosje serioze.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në fshatin Majac të Podujevës, ku dy persona, familjarë mes vete, janë kapur me njëri-tjetrin për shkak të një mosmarrëveshje.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se motivi që çoi deri në konfliktin mes xhaxhait dhe nipit të tij, dyshohet se lidhet me një pronë.

Posa rasti është denoncuar në Polici, një njësi policore ka intervenuar në vendin e ngjarjes dhe ka kryer bastisje në shtëpinë 72-vjeçarit, ku u gjet një armë ilegale.

Dy palët, i dyshuari dhe nipi i tij janë shoqëruar në stacion, ku kanë dhënë deklaratat e tyre para hetuesve policorë.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që ndaj të moshuarit të iniciohet rasti për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.

Related Articles