Sport Club “Gjilani” është duke menduar për prurjet e reja në afatin kalimtar të janarit.
Gazeta “Enigma” mëson ekskluzivisht se klubi gjilanas ka arritur marrëveshje me qendërsulmuesin e Lirisë, Fatjon Bunjaku.
Kujtojmë që sulmuesi 20-vjeçar ka qenë i grumbulluar edhe me Kosovën U21.
Në ditët në vazhdim pritet të ketë edhe disa transferime të tjera tek skuadra e SC Gjilanit.
/GAZETA ENIGMA/