Është viti i dytë me radhë që presidentja Vjosa Osmani, nuk ka falur asnjë të burgosur.
As vitin e kaluar e as këtë fundvit, Osmani nuk e ka falur asnjë nga të burgosurit, pavarësisht se në zyre i kanë shkuar 97 kërkesa, nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.
“Për të gjitha kërkesat e të burgosurve për falje gjatë gjithë vitit, SHKK ka përgatitur dhe proceduar në Presidencë 97 kërkesa për falje”.
“Deri më tani, lidhur me kërkesat për falje nuk kemi pranuar asnjë dekret nga presidentja e Republikës së Kosovës”, thonë nga Shërbimi Korrektues i Kosovës për Dukagjinin.
Në vitin 2022 në zyrën e presidentes së Kosovës, kishin shkuar 195 kërkesa nga të burgosur, derisa ishin arsyetuar se Komisioni përkatës që merret me shqyrtimin e këtyre kërkesave nuk ka rekomanduar asnjë të dënuar për t’u falur.
Që nga viti 2009, e tutje mbi 300 persona janë falur nga Presidenca, derisa paraardhësi i Osmanit, Hashim Thaci, kishte falur mbi 10 të burgosur gjatë mandatit të tij.