Salih Kqiku është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Apelit e cila e ka refuzuar ankesën e Prokurorisë së Gjilanit.
Lajmin e ka bërë të ditur avokati i mirënjohur Arsim Vranovci i cili ishte mbrojtja e palës së akuzuar z. Kqikut në dy rastet në apel. Ai u shpreh i lumtur qëdrejtësia triumfoi edhe një herë.
Avokati Arsim Vranovci, pas vendimit të Gjykatës së Apelit, ka deklaruar se vendimi për shpalljen e pafajësisë për Salih Kqikun është një fitore e drejtësisë dhe e mbrojtjes së pafajësisë.
Kqiku u shpreh se gjithmonë ka qenë i bindur në pafajesinë e tij të cilen e ka deshmuar me prova e fakte edhe në seanca gjyqësore.
Salih Kqiku tashmë përfundimisht pas 6 viteve është shpallur i pafajshem pasi që Gjykata e Apelit ka refuzar ankesën e Prokurorisë së Gjilanit.
Kqiku i cili ka punuar që nga fillimi si Drejtor në Departamentin e Prokurimit ne Gjilan thotë se nuk e ka pasur të lehtë që për këto gjashtë vite të mbetet peng i vendimeve gjyqësore.
“Ishin aktakuza gjashtë vjeqare të cilat perveq qe nuk kishin të bëjnë me mua, nuk ishin as pjesë e virtyteve të mija qe i’u shërbeva qytetarëve të qytetit tim prej nga paslufta, gjithmonë duke krijuar miq, e duke i ndihmuar me aq mundësi që na është dhëne, sepse për atë veçse kemi qenë të thirrur. Sa i përket aktakuzave ndaj meje të bëra nga muajin shkurt 2018, kam qenë i bindur që jam i pafajshëm dhe këtë gjë e kanë besuar ne çdo proces personat e ndershëm dhe ata bujar, po dhe sigurisht për pafajësinë time e kanë ditur edhe vetë ata që për synime dhe perfitime të tyre personale tentuan të më njollosin mua dhe atë që kam ndertuar ndër vite me mund e sakrificë dhe profesionalizëm” tha Kqiku.
Kqiku tha se edhe pse përballë kishte tre aktakuza për tetë vepra penale, tani beson që ky shtet do ti rishikon gjërat në detaje dhe nuk do lejon njerëz vetëm për synime e trillime dhe interese personale të tentojnë të njollosin figura të ndershme dhe me profesionalizëm.
Kqiku tha se falë profesionalizmit të tij dhe përvojës si ekspert i prokurimit ia ka dalë të rrëzojë tre aktatuza të pabazuara fare për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
“Jam përballur me lloj-lloj sfide për këto gjashtë vite, por shpresoj se do të nis karrierën time aty ku e kam lënë sepse prokurimi është fushë e ndjeshme dhe don përkushtim dhe precizitet” tha Kqiku.