Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Sokol Cikalleshi pritet të bëjë një lëvizje gjatë afatit të janarit.
ikalleshi momentalisht është përjashtuar nga skuadra turke, Konyaspor, për shkak se kërkoi pagën e tij.
Andaj, lojtari “kuqezi” është i lirë për të kërkuar një klub të ri gjatë këtij mini-afati dimëror.
Skuadra shqiptare, KF Egnatia ka shprehur interesim të jashtëzakonshëm për Cikalleshin, por ka oferta edhe nga Arabia Saudite.
33-vjeçari gjatë këtij sezoni në Superligën e Turqisë ka zhvilluar 15 ndeshje, ka shënuar tetë gola dhe ka bërë dy asiste.