Një person ka rënë në një greminë në bjeshkët e fshatit Studenicë të Istogut. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejë, Fadil Gashi.
Në prononcimin e tij të orës 14:00, Gashi tha se viktima është duke u dërguar për në spital.
“Është sjell me barelë deri në fshatin Studenicë, për shkak të terrenit të vështirë është e pamundur të shkohet me vetura”, tha Gashi.
“Sipas informacioneve, gjendja e tij është e rëndë. Te shohim tutje çka do të ndodhë”, tha ai.
Ndërkaq, doktori kujdestar në Emergjencë, i cili e ka pranuar 22-vjeçarin, ka bërë të ditur për Klan Kosova se pacienti ka marrë lëndime mesatarisht të rënda dhe do të vazhdojë trajtimi i tij në QKUK.