65-vjeçari i dyshuar për vrasjen e djalit dhe foshnjes në Demiraj të Gjilanit – arrestohet

65-vjeçari i dyshuar për vrasjen e djalit dhe foshnjes në Demiraj të Gjilanit – arrestohet

Një 65-vjeçar dyshohet se është autori i vrasjes së dyfishtë paraditen e sotme në Demiraj të Gjilanit.

Zëdhënësi i Policisë, Ismet Hashani i tha Gazetës Express në një përgjigje me shkrim se i dyshuari është arrestuar për vrasje të rëndë, pasi dyshohet se ia mori jetën djalit të tij dhe një foshnjeje.

“Më 01.11.2026 rreth orës 08:47, Policia e Kosovës ka pranuar informacion se në një shtëpi në fshatin Demiraj të komunës së Gjilanit, dyshohet për dy trupa të pajetë, një person i gjinisë mashkullore i vitit të lindjes 1999 dhe një foshnjë”, tha Hashani.

“Me urgjencë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, Prokurori i Shtetit dhe ekipi emergjent mjekësor, ku nga mjeku kujdestar  është konstatuar se të dy personat janë pa shenja jete”, shtoi ai.

Hashani tha se i dyshuari u ndalua për 48 orë.

“Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes, dyshohet se incidenti ka ndodhur brenda familjes, ku në cilësin e përsonit të dyshuar është arrestuar babai i viktimës (gjashtëdhjet e psesë vjeçarë), i cili me vendim të prokirorit është ndaluar për 48 orë”, tha ai.

Në bashkpunim me Prokurorin e Shtetit, zëdhënësi tha se po i ndërmarrin “të gjitha veprimet e nevojshme operative dhe hetimore për ndriçimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, i cili është cilësuar si ‘Vrasje e Rëndë’”.

“Me vendim të Prokurorit të Shtetit trupat e pajetë dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion”, tha Hashani.

Zëdhënësi thotë se “Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë, mbesin të përkushtuar në hetimin dhe trajtimin profesional të rastit”.

Related Articles