Rasti tragjik në Gjilan, dyshohet se foshnja është gjetur e ngufatur, 27-vjeçari i vdekur, kurse i arrestuari kishte shenja dhune në trup

Rasti tragjik në Gjilan, dyshohet se foshnja është gjetur e ngufatur, 27-vjeçari i vdekur, kurse i arrestuari kishte shenja dhune në trup

Lidhur me rastin tragjik që ka ndodhur sot në mëngjes (01.11.2026) në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku dy persona janë gjetur të vdekur, KALLXO.com ka mësuar detaje të reja rreth ngjarjes.

Burimet e KALLXO.com bëjnë me dije se dyshohet se foshnja (që është gjetur e vdekur) ishte e ngufatur, ndërsa babai i saj 27-vjeçar është gjetur i vdekur. Lidhur me këtë ngjarje të rëndë Policia Rajonale e Gjilanit ka konfirmuar se një 65-vjeçar (babai i 27-vjeçarit dhe gjyshi i foshnjës) është arrestuar.

Siç mëson Kallxo.com, personi i arrestuar ka shenja dhune në trup. Ndërkohë, në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një litar. Rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike mbeten të paqarta, ndërsa hetimet nga organet kompetente janë duke vazhduar.

Related Articles