Arb Manaj mbyll marrëveshjen me FC Dritën, prezantimi çështje kohe

Arb Manaj mbyll marrëveshjen me FC Dritën, prezantimi çështje kohe


Arb Manaj është pëforcimi më i ri i skuadrës së Dritës, raporton Gazeta “Enigma”.

Sulmuesi nga Klina ka arritur marrëveshje me klubin gjilanas, pasi që u nda me ekipin e Ballkanit.

Interesim për Manajn kishin shprehur edhe disa klube të Superligës, mirëpo 26 vjeçari zgjodhi ‘bardhekaltërit’ nga Gjilani.

Manaj është përforcimi i parë për Dritën në këtë afat kalimtar, derisa nga ekipi janë larguar mbrojtësit Dylian dhe Agyare, si dhe sulmuesit Rilind Haziraj dhe Ardit Tahiri. /Gazeta Enigma/

Related Articles