Klubi Futbollistik Drita ka zyrtarizuar nënshkrimin me sulmuesin e njohur Arb Manaj, shkruan Gazeta Enigma.
Marrëveshja është arritur sot ku në ambientet e klubit lojtari është prezantuar nga drejtori sportiv i klubit z. Valon Zymberi i cili i dëshiroi mirëseardhje në familjen bardhë e kaltër.
Manaj edhe më parë ka qenë pjesë e superligës së Kosovës ku u dallua me ekipin e KF Trepqa 89 pët të vazhduar më pas edhe në kampionatin turk dhe atë kroat.
“Manaj do të jetë një forcë shtesë e klubit në repartin ofanziv”, ka shkruar klubi në faqen zyrtare në Facebook.