“Qeveri stabile” e ka quajtur kryetarja e Këshillit të Përgjithshëm të partisë në pushtet, Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, qeverisjen tre vjeçare të kësaj force politike.
Nagavci në “InfoNata” në Tëvë1 tha se çështja e zgjedhjeve të parakohshme nuk është diskutuar as në Këshillin e Përgjithshëm të kësaj partie.
“Kemi qeveri stabile dhe kjo po na lejon të bëjmë edhe reforma. Nuk është se ne kemi ndonjë qëndrim zyrtar. Diskutim si Lëvizje dhe si Qeveri. Zgjedhjet nuk janë diskutuar në Këshillin e Përgjithshëm.”, tha Nagavci për InfoNata.
“Opozita s’mund ta çojë vendin në zgjedhje, pa dashur Vetëvendosje.”, shtoi Nagavci.
“Në bazë të afateve ligjore, ne e dimë që me fillim të vitit të ardhshëm do të mbahen zgjedhjet. Në fund të këtij viti ato do të shpallën. Dinamikat që mund të ndodhin të paplanifikuar, janë tema që s’ka diçka konkrete.”. deklaroi tutje ministrja e MASHTI-it.
Opozita po kërkon që këtë vit të mbahen zgjedhjet e parakohshme.