Krerët shtetëror bëjnë homazhe në Reçak – “Drejtësia i jep kuptim paqes”

Krerët shtetëror bëjnë homazhe në Reçak – “Drejtësia i jep kuptim paqes”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me kryeministrin Albin Kurti dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca në 25-vjetorin e Masakrës së Reçakut kanë nderuar të rënët në këtë masakër, raporton Gazeta Enigma.

Osmani ka theksuar se shqiptarët u masakruan në mënyrë brutale nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit.

Ajo përmendi edhe ish-ambasadorin William Walker, i cili sipas saj ishte bërë zëri i viktimave të kësaj masakre.

“25 vjet pas luftës e pas Masakrës së Reçakut. Jemi këtu jo vetëm për të nderuar viktimat e regjimit gjenocidal të Millosheviqit, por për të përsëritur thirrjen tonë për drejtësi. Drejtësia i jep kuptim paqes, lirisë, e është e domosdoshme për pajtim. Edhe sot jemi këtu për të nderuar të rënët, të gjithë ata që duarthatë u masakruan në mënyrë brutale, duke kryer krime kundër njerëzimit nga regjimi i Millosheviqit. Jemi këtu për të falënderuar sërish ambasadorin William Walker që u bë zëri i viktimës kur në në një kohë s’kishim zë. Kur kishim nevojë për mbrojtjen e botës demokratike, Masakra e Reçakut ndërkombëtarizoi çështjen e Kosovës”, ka thënë Osmani.

Presidentja Osmani ka theksuar se regjimi i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, pos që mohon masakrën, “po i arreston e torturon ata që vendosin lule mbi varret e fëmijëve të luftës”.

Related Articles