Qytetarët bëhen “polic”, por a po shkelet ligji për kundërvajtje, flasin njohësit e sigurisë

Qytetarët bëhen “polic”, por a po shkelet ligji për kundërvajtje, flasin njohësit e sigurisë

Shumë qytetarë të Kosovës, në javët e fundit kanë filluar të fotografojnë dhe xhirojnë kundërvajtjet që hasin në komunikacion. Shumë shkelje në trafik, fotografohen dhe xhirohen nga qytetarët dhe më pas postohen në rrjetet sociale dhe në media, shkruan Gazeta Enigma.

Të njëjtat shfrytëzohen si dëshmi nga Policia e Kosovës, që pa dalë fare në terren, gjobit kundërvajtësit. Mirëpo me këtë veprim, sipas njohësit të sigurisë- Drizan Shala, policia është duke shkelur Ligjin për kundërvajtje.

Ai për “Gazeten Enigma” shpjegon se edhe qytatari i cili bën dokumentimin e shkeljeve bën kundërvajtje në komunikacion ku edhe mund të shkatoj aksident.

“Çdo qytetar i cili bën dokumentimin e shkeljeve të ngasve në komunikacion dhe gjatë asaj kohe është duke drejtuar automjetin bën kundërvajtje në komunikacion e cila mund të shkaktoj aksident në disa raste edhe me fatalitet”, tha Shala për ‘Gazetën Enigma‘.

Njëherit, Shala tha se Policia ka vendosur masa të dobëta preventive dhe kjo po shihet edhe në jetësimin e këti modelit përmes përdorimit të kësaj formule të gabuar në këtë formë.

“Por , Policia nuk reagon në mënyrë konstante dhe duhet të hartohet një planë operativë 12 mujor ku varësisht nga intenziteti i qarkullimit të automjeteve në rrugë aplikon masa adekuate preventive/represive”, tha ai për ‘Gazetën Enigma‘.

Sa i përekt numrit të aksidenteve Shala tha se intervali më i madh i tyre është nga muaji Maj deri ne muajin Shtator ku edhe ka numër më të madh të qytetarëve edhe nga disaspora që vijn në Kosovë.

Qytetarët: Do të bëjë video sepse ai po rrezikon jetën e dikujt tjetër, besa edhe jetën time

Në media dhe në rrjetet sociale janë të shumta fotografitë që postohen nga qytetarët.

I madh është edhe numri i komenteve mbështetëse nga ana e qytetarëve, por ka edhe shumë të tjerë që janë kundër që qytetarët të fotografojnë shkeljet në trafik.

Gaeta Enigma ka biseduar me disa prej tyre. Mergim Sofra nga Suhareka, thotë se ky bashkëpunim është dashur të fillojë shumë më herët, për të parandaluar aksidentet në trafik.

“Çdo sen i padrejt që ka me ndodh në komunikacion unë do ta baj video sepse ai po rrezikon jetën e dikujt tjetër, besa edhe jetën time sepse në ksi aksindente mundem me qëllu edhe unë me familje kështu që stop budallakiave mo ligji o ligj gjdo të padrejtë unë kamë me ba video” tha ai për Gazetën Enigma.

Njëherit, Sofra shtoi se ai është shofer kamioni dhe gjatë gjithë kohës është në komunikacion dhe e din shumë mirë rrezikun e perdorimit të telefonit, por nëse ndihet i rrezikuar ai dhe të tjerët në komunikacion do të bëjë vidoe dhe do ti deklaroj ato për sigurin e vetës dhe të tjerëve, tha ai.

Policia: Gjithçka është në përputhje me ligjet në fuqi

Për Gazetën Enigma Policia e Kosovës ka bërë të ditur se me qëllim që të bëjë parandalimin, luftimin e krimit dhe për të shtuar sigurinë e përgjithshme dhe sidomos atë në komunikacionin rrugor, ajo bashkëpunon edhe me komunitetin.

“Ligji për kundërvajtje rregullon procedurën kundërvajtëse, andaj policia në rastet kur grumbullon informacione të mjaftueshme dhe prova bindëse se një kundërvajtje është kryer, sipas ligjit fillon procedurën kundërvajtëse kundër kryerësit të asaj kundërvajtjeje. Së këndejmi, sa herë që nga policia vërtetohet se ndokush ka kryer kundërvajtje, ndaj tij shqiptohet dënimi që e parasheh ligji për atë kundërvajtje”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

Rrezikimi i jetëve në trafik është i papranueshëm dhe identifikimi i atyre që rrezikojnë jetën e pjesëmarrësve tjerë në trafikun rrugor kërkon bashkëpunim të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve, mediave dhe qytetarëve. Policia e Kosovës në funksion të rritjes së sigurisë rrugore ka intensifikuar bashkëpunimin edhe më tej me qytetarët dhe mediat me qëllim të reduktimit të aksidenteve rrugore ku shpesh kemi humbje të jetëve njerëzore.

Në bazë të raportit ditorë nga Policia e Kosovës shihet qart se është rritur nurmi i gjobave në trafik pas raportimit të qytetarëve në medie, shkruan Gazeta Enigma.

Grafiku i denimeve në ditëtët më parë dhe tani:

STATISTIKAT E PËRGJITHSHME:Posted by Kosovo Police on Monday, May 17, 2021

STATISTIKAT E PËRGJITHSHME:Posted by Kosovo Police on Wednesday, June 16, 2021

/Gazeta Enigma/

Related Articles