Bashkëshortja e Mauro Icardit, Wanda Nara ka folur për herë të parë për fillimet e lidhjes së saj me sulmuesin argjentinas, duke zbuluar detaje madje edhe nga nata e parë mes tyre.
Modelja ka folur në një intervistë për motrën e saj Zaira, e cila drejton një program në Argjentinë të quajtur Rumis.
“Dëgjojeni historinë sepse është vdekjeprurëse.” Me këtë fjali Wanda Nara filloi të tregojë, për herë të parë dhe me detaje, natën e saj të parë të dashurisë dhe pasionit me Mauro Icardin.
“Ne ishim miq. Nuk besoj se kam folur ndonjëherë për këtë. Unë u grinda me Maxi Lopezin, u ndamë, jetonim në të njëjtën shtëpi, por flinim në dhoma të ndryshme. Në mes të krizës që askush nuk e dinte, Mauro ishte njeriu im dhe unë e dija këtë”, vazhdoi Wanda.
Më tutje, ajo ka folur për takimet e saj të para me lojtarin e Galatasaray që i kanë ndodhur në “apartamentin e beqarëve”.
“Ai dyshek duhet të jetë përdorur nga më shumë se 200 gra, por pas meje ishte shkatërruar totalisht. Ata nuk mund ta kenë përdorur më atë dyshek. Mbaj mend dhimbjen që ndjeva të nesërmen, sepse nuk isha mësuar të jepja gjithçka. Mora ibuprofen çdo katër orë”, shtoi Wanda pa lënë mënjanë asnjë detaj.
“Mendoj se nëse nuk do të kishte funksionuar atë natë, nuk do të kishte ndodhur gjithçka që ndodhi mes nesh ”, përfundoi argjentinasja.