Investimet e huaja direkte kanë rënë dukshëm. Ato kanë shënuar rënie prej 14.5 për qind apo 245.3 milionë eurosh.
Bazuar në të dhënat e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), rënia e IHD-së është evidentuar kryesisht në sektorin e paluajtshmërisë, që u karakterizua me një rënie prej 6.2 për qind dhe ka arritur vlerën prej 152.9 milionë eurosh (163.1 milionë euro në TM3 2022).
“Përderisa sektori i paluajtshmërisë mbetet sektori kryesor për IHD-të, gjatë periudhës korrik-shtator 2023 është vërejtur rritje e investimeve të huaja direkte në aktivitetet financiare përfshirë aktivitetet e sigurimit dhe aktivitetet e xehetarisë përfshirë guroret.
Investimet e huaja direkte të rezidentëve nga Kosova në vendet e tjera kanë shënuar rritje prej 49.4 për qind në periudhën korrik-shtator 2023, duke arritur vlerën prej 59.4 milionë eurosh (39.8 milionë euro në korrik-shator 2022), investime të destinuara në vendet e rajonit e të orientuara kryesisht në sektorin e paluajtshmërisë”, thuhet në raport.