Policia e Kosovës ka njoftuar se një punëtor është lënduar në vendin e tij të punës në Fushë Kosovë, raporton Gazeta Enigma.
Rasti ka ndodhur ditën e enjte, rreth orës 10:40.
“Viktima mashkull kosovar deri sa kishte qenë duke punuar ishte rrëzuar nga objekti dhe kishte pësuar lëndime trupore. Viktima është duke marrë tretman mjekësor në QKUK-së. Ndërsa është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pronar i firmës në të cilën viktima ka qenë duke punuar”, njofton Policia, transmeton Gazeta Enigma.
Tutje, Policia njofton se me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë. /Gazeta Enigma/