Dy ish-komandantët e UÇK-së, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj do të bëhen bashkë përsëri pas 25 vitesh. Megjithatë këtë herë, Haradinaj e Limaj do t’i bashkojnë forcat e tyre politike në një koalicion të përbashkët.
Burime të Gazetës Express brenda partisë që drejton Haradinaj kanë bërë të ditur se është arritur një marrëveshje për bashkëpunim në mes të AAK-së dhe NISMA-s së Famtir Limajt.
Siç ka konfirmuar ky burim, zyrtarizmi i koalicionit do të bëhet sot gjatë ditës.
Arritja e kësaj marrëveshje politike vjen kur tashmë Kosova ka hyrë pothuajse në një vit zgjedhor dhe kur gjithandej nëpër studio televizive flitet për zgjedhjet e reja.