Senad Jarovic është ardhja më e fundit e Gjilanit, shkruan Gazeta “Enigma”.
Sulmuesi shtatëlartë nga Bosnja dhe Hercegovina i është bashkuar ‘kuqebardhëve’ në Antalia të Turqisë.
25 vjeçari vjen si futbollist i huazuar nga kampionët e Maqedonisë së Veriut, FC Struga.
Jarovic ka një karrierë të pasur sportive, derisa më parë ka qenë pjesë e disa klubeve evropiane.
Ai pritet që t’u ndihmojë gjilanasve në vijën e fundit të sulmit, pasi që pikërisht për gola kishin problem “Skifterët” në pjesën vjeshtore të kampionatit.
Deri më tani Gjilani në radhët e veta ka afruar edhe lojtarët si Fatjon Bunjaku, Marko Roganovic, Blend Krasniqi dhe tashmë Senad Jarovic. /Gazeta Enigma/