Policia shqiptare njoftoi se ka arrestuar 273 persona, u shpallën në kërkim 26, dhe u goditën anëtarët të 7 grupeve kriminale.
Kjo në kuadër të operacionit “Tempulli 2”.
“Gjatë këtij megaoperacioni u sekuestruan 7.5 kilogramë kokainë, 560 kilogramë kanabis, një sasi heroine, 10 armë zjarri, 16 armë gjahu, 3 armë sportive, 9 armë të ftohta, municion luftarak i kalibrave të ndryshëm, 2 granata dore, 1 jelek antiplumb, 184 celularë, 40 automjete, 11 peshore elektronike dhe shuma të konsiderueshme parash (lekë, paund dhe euro)”.