Atiq: Nënshkrimi i peticionit u bë nën presionin e Listës Serbe

Atiq: Nënshkrimi i peticionit u bë nën presionin e Listës Serbe

Erden Atiq, kryetar i Mitrovicës së Veriut, lidhur me dorëzimin e peticionit me 4 mijë nënshkrime për shkarkimin nga posti i kryetarit të komunës në KQZ, tha se secili veprim që fuqizon qytetarin është i mirëseardhur, edhe pse, siç u shpreh ai, ironikisht sjellë shkarkimin e tij nga posti i kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Veriut.

Atiq bëri të ditur se peticioni ishte organizuar në ditët E fundit të afatit të caktuar nga KQZ-ja.

Sipas tij, shumica e nënshkruesve të peticionit kanë qenë të detyruar të bëjnë një gjë të tillë.

“Shumica absolute e tyre kanë qenë nën presion dhe të detyruar nga eksponentë të ‘Listës Serbe’ që të dalin dhe të nënshkruajnë peticionin”, deklaroi Atiq në RTK.

Ai vuri në dukje se zgjedhjet i shpall presidentja e vendit dhe dorëheqjet e kryetarëve të komunave në veri të vendit janë bërë pa presion nga institucionet e vendit.

Dorëheqjet e tyre, shtoi Atiq, janë bërë me qëllim të shkaktimit të trazirave në veri të vendit, duke luajtur lojën e viktimizimit dhe që tani po paguajnë pasojat e atyre veprimeve.

Related Articles