Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prizren, ku një grua ëhstë gjetur pa shenja jete në rrugën ‘Tefik Çanga’.
Viktima është Mislimka Adzemi, 54-vjeçare.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se kanë pranuar thirrje për ndihmë, pasi viktima ishte gjetur pa ndjenja dhe dyshohej se ishte në rrezik për jetën.
Ekipi mjekësor i Emergjencës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku pas ekzaminimeve për shenjat vitale, kanë konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’.