Gjendet e vdekur një 54-vjeçare në Prizren

Gjendet e vdekur një 54-vjeçare në Prizren

Një grua sot është gjetur pa shenja jete sot në Prizren.

Lajmin e ka konfirmuar Shaqir Bytyçi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, i cili tha se viktima ishte e moshes 54 vjeçare.

“Më datë 26.01.2024 rreth orës 05:20 është raportuar se në shtëpinë e saj, në rrugën ‘Tefik Çanga’ në Prizren, është gjet pa shenja jete një grua 54-vjeçare. Policia ka bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe intervistimin e dëshmitarëve. Me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pa jetë dërgohet për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, ka thënë ai.

Related Articles