Komuna e Prishtina është shpërblyer me Çmimin e Artë në Çmimet Gjermane për Dizajn 2024, për transformimin që kanë pësuar hapësirat publike të kryeqytetit gjatë organizimit kulturor ‘Manifesta’.
Çmimi është pranuar nga kryetari Përparim Rama dhe arkitekti italian, Carlo Ratti.
Përparim Rama Rama, ka falënderuar arkitektin Ratti për punën e tij të jashtëzakonshme të cilin e ka bërë në Prishtinë me transformimin e hapësirave publike, nga të braktisura në vende me shumë gjallëri. Disa prej tyre tashmë janë bërë institucione të përhershme.
“Ishim shumë me fat që Manifesta 14 u zhvillua në Prishtinë në vitin 2022. Përmes ndërhyrjeve artistike dhe urbane në njëzet e pesë vende të ndryshme, qyteti u shndërrua në një muze në natyrë, duke angazhuar komunitetin tonë në art dhe punëtori, ndërsa tërhoqi mijëra vizitorë dhe turistë. Manifesta la jo vetëm një shenjë të pashlyeshme mbi Prishtinën, por gjithashtu katalizoi ndërhyrje të vazhdueshme me impakt siç është ringjallja e ish-Fabrikës së Tullave dhe transformimi i ish-bibliotekës “Hivzi Sylejmani”, ka thënë Rama.
Ram po ashtu tha se transformimi i këtyre hapësirave publike gjatë ngjarjes së madhe kulturore Manifesta 14, ka treguar se potencialin e madh të Prishtinës për ndryshime pozitive në kohë të shkurtër.