Ka përfunduar marshi në Podujevë ku kërkohej drejtësi për vrasjen e Lulzim Fejzullahut.
Marshi filloi në vendin ku ishte sulmuar viktima, ku pastaj vazhduan deri te sheshi i Podujevës,.
Aty thuhej se “Gjaku jonë nuk falet”, “Drejtësi për Lulzimin”. Në këtë marsh ishin pjesëmarrës shumë qytetarë.
Lidhur me rrahjen brutale ku si pasojë ndërroi jetë 18-vjeçari, Gjykata Themelore në Prishtinë iu ka caktuar një muaj paraburgim dy personave të mitur.