Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Qëndrim Zyba është afër marrëveshjes me skuadrën e njohur nga Polonia, Legia Warsawa.
Siç raportohet, Zyba tashmë ka arritur marrëveshje personale me klubin polak dhe pritet vetëm zyrtarizimi.
22-vjeçari pritet t’i bashkohet futbollistit shqiptar, Ernest Muçi në Legia.
Vlera e transferimit ende nuk është bërë e ditur, por vlera e lojtarit të Ballkanit në sajtin “Transfermarkt” është 500 mijë euro.