Ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë vizitës së zhvilluar të hënën në Beograd është takuar me kryenegociatorin serb Petar Petkoviq.
Nëpërmjet një postimi në platformën X, Lajçaku ka thënë se në takimin me Petkoviqin është diskutuar për një sërë dosjesh konkrete të dialogut.
Ai ka shtuar se kanë biseduar edhe për një takim të ardhshëm të kryenegociatorëve në Bruksel.
“Patëm një diskutim të thellë me kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq, rreth një sërë dosjesh konkrete të Dialogut. Folëm edhe për perspektivat e një takimi të ardhshëm të kryenegociatorëve në Bruksel”, ka shkruar ai.
Had an in-depth discussion with Serbia’s Chief negotiator @PetkovicPetar about a range of concrete Dialogue files. We also spoke about the prospects for a next Chief negotiators meeting in Brussels. pic.twitter.com/Efk95kV2NU— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) January 29, 2024