Simbole serbe në shtëpitë shqiptare, Krasniqi: Kriminelët s’janë të interesuar për normalitet

Simbole serbe në shtëpitë shqiptare, Krasniqi: Kriminelët s’janë të interesuar për normalitet

Ministri i Ministrisë për Administrimin e Pushtetit Lokal në Republikën e Kosovës, Elbert Krasniqi ka postuar disa fotografi ku shihen të vizatuara disa simbole nacionaliste serbe dhe ruse, në muret e disa shtëpive të shqiptarëve.

“Strukturat kriminale nuk janë të interesuara për normalitet. Ato janë të frymëzuara nga mungesa e vullnetit të Serbisë për normalizim”, shkroi ai.

“Grafitët me simbole nacionaliste serbe dhe fashiste ruse në shtëpitë e sapondërtuara të shqiptarëve dëshmojnë mendësinë e këtyre strukturave kriminale”, shtoi Krasniqi në Facebook.

Related Articles