Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka shkarkuar nga pozita e këshilltarit Edison Beçirin.
Vendimi për shkarkimin e tij është marrë sot. Kjo lëvizje vjen pasi Beçiri u pa në një ndejë me zyrtarët të komunës paralele të Dragashit, më 26 janar.
Fotografia ishte e publikuar nga ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.