Zyrtare: Qëndrim Zyba transferohet te Legia e Varshavës

Zyrtare: Qëndrim Zyba transferohet te Legia e Varshavës

Mesfushori i FC Ballkanit, Qëndrim Zyba edhe zyrtarisht ka ndërruar ambient duke iu bashkuar skuadrës së njohur polake, Legia e Varshavës, raporton Gazeta Enigma.

Zyba huazohet te Legia deri në fund të këtij sezoni me të drejtë blerje të gjithë kartonit, ka njoftuar FC Ballkani.

Kujtojmë se mesfushori Qëndrim Zyba në këtë sezon ka bërë paraqitje fantastike me FC Ballkanin dhe Kombëtaren e Kosovës duke rënë në sy të skuadrës së njohur polake.


Related Articles