Një tërmet ka goditur qytetin më të famshëm turk, Stambollin, raporton Gazeta Enigma.
Tërmeti me madhësi 3.9 shkallës goditi distriktin Kartal, sipas Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).
AFAD njofoti se tërmeti ndodhi në ora 15.07, në një thellësi prej rreth shtatë kilometrash, raporton t24.
Deri më tani nuk është raportuar ndonjë viktimë, por ka disa dëme materiale.
Autoritetet e emergjencave dhe shtetërore kanë dal në vendin e ngjarjes./Gazeta Enigma/