Selimi: Vetëm Lumirit i ndodh mos me e “pa malin prej drunit”

Selimi: Vetëm Lumirit i ndodh mos me e “pa malin prej drunit”

Zyrtari i Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi nëpërmjet një tweet-i ka reaguar ndaj kritikave që Lumir Abdixhiku për zëdhënësin e qeverisë Kurti.

Selimi ka thënë se nëse nuk ka përgënjeshtrim nga kryeministri, atëherë zëdhënësi ka folur në emër të kryeministrit, duke shtuar se marrëveshja e Washingtonit është arritje dhe ligjërisht e aplikueshme.

“Vetëm Lumirit i ndodh mos me e “pa malin prej drunit”. Kapet me zëdhënësin e Qeverisë për ta amnistuar Kryeministrin. Nēse s’ka përgënjështrim nga Kryeministri, zëdhënësi ka folur me gojën e Kryeministrit! Marrëveshja e Washingtonit është arritje dhe ligjërisht e aplikueshne”, shkroi Selimi.

Related Articles