Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha është rrëfyer për fillimet e karrierës së tij sa ishte 14-vjeçar, shkruan Gazeta Enigma.
Berisha në moshën 14-vjeçare ishte në prova te disa skuadra angleze si Chelsea, Manchester City dhe Aston Villa.
30-vjeçari tregon se Manchester City dhe Aston Villa i kanë ofruar kontrate, studime dhe benefite të tjera.
Ai ka thënë se vendosi t’i refuzojë Cityn dhe Villën për të qëndruar afër familjes për të qëndruar në Norvegji.