Analisti politik, Gazmir Raci, ka komentuar aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës, ku u mbyllën tri komuna paralele, shkruan Gazeta Enigma.
Pas një koordinimi të ngushtë mes Policisë së Kosovës, Prokurorisë dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, me urdhër të Prokurorisë, Policia sot ka zhvilluar një aksion në mbylljen e strukturave paralele të Serbisë që kanë operuar brenda Republikës së Kosovës.
Me këtë rast, në Gorazhdec është mbyllur komuna ilegale e Pejës, në Osojan komuna paralele e Istogut dhe në Videjë komuna paralele e Klinës.
Për këtë aksion, Raci tha se kryetari Muhaxheri aty blinte kazanë për raki, pikërisht për njerëzit e këtyre strukturave.
Më poshtë, postimi i plotë: