Burime të The Observer bëjnë të ditur se Policia e Kosovës është duke realizuar bastisje në pjesën veriore të Kosovës, përkatësisht në objektin e fabrikës së vidave në Bërnjak, e cila është në pronësi të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Patrulla të policisë janë vendosur pranë urës afër fabrikës, ndërsa terreni po monitorohet me dron.
Ndërkohë, në bastisje i pranishëm është edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.