Trepça’89 është çerekfinalisti i tetë dhe i fundit në çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll.
Mitrovicasit e mposhtën 4:3 Llapin pas vazhdimeve në “Riza Lushta”.
Llapi ishte duke avancuar 0:2 me dy gola të Ahmed Jonuzit.
Megjithatë, Trepça’89 fillimisht barazoi shifrat për ta dërguar ndeshjen në vazhdime.
E aty realizoi edhe dy herë tjera, krahas një goli të Llapit.
Llapjanëve të drejtuar nga Tahir Batatina u mbetet tani të luftojnë vetëm për titullin e kampionit.