Futbollisti i Dukagjinit, Theophilus Solomon është arrestuar sot derisa po zhvillohej ndeshja e Kupës së Kosovës kundër Dinamos.
Në momentin që trajneri ka vendosur ta inkuadroj në lojë në pjesën e dytë, policia e ka thirrë brenda stadiumit dhe ia ka vendosur prangat.
Futbollisti në fjalë e ka për detyrë të lajmërohet në policinë e Kosovës për çdo tre muaj dhe ai këtë s’e bëri, prandaj ishte në kërkim.
Ish-lojtari i Gjilanit dhe Partizanit akuzohet për dhunë fizike ndaj ish të dashurës së tij sa ishte në Shqipëri.