Theophilus Solomon është arrestuar sërish nga autoritetet kosovare.
Aktualisht, futbollist i Dukagjinit të Klinës, 28 vjeçari i cili ditë më parë festoi datën e tij të lindjes ka përfunduar sërish prapa grilave, mirëpo këtë herë duket për të qëndruar më gjatë.
Gazeta “Enigma” mëson ekskluzivisht se Solomon do jetë i detyruar ta vuajë dënimin me burg efektiv për një vit, pasi që ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Tiranë për shkak të ushtrimit të dhunës ndaj ish-partneres së tij shqiptare.
Rasti kishte ndodhur në Shkurt të vitit 2021, teksa Solomon kishte ndërruar disa destinacione përpara se të përfundonte sërish prapa grilave në Shkurtin e vitit të kaluar, teksa ishte pjesë e Gjilanit.
Solomon qëndroi tre muaj të plotë në paraburgim në qendrën e mbajtjes në Gjilan, ndërkohë më pas u lirua.
Ai kishte për obligim të lajmërohet të paktën dy herë në javë në stacionin policor në Prishtinë, por duket se nuk është përfilluar urdhërave të Gjykatës dhe tashmë kjo ishte mundësia e tij e fundit.
Të klubi i Dukagjinit nuk kanë dashur të prononcohen, ndërkohë që të afërmit e Solomon janë duke pritur vendimin e Gjykatës.
Solomon pritet të ekstradohet në Shqipëri për të vuajtur dënimin e mbetur nga vendimi i Gjykatës Themelore në Shqipëri për 1 vitë e tre muaj burgim efektiv.
Kujtojmë që Solomon më parë ishte pjesë e Ballkanit dhe Gjilanit, ndërkohë që gjatë kryerjes së aktit të shëmtuar ishte pjesë e Partizanit të Tiranës. /Gazeta Enigma/