Arsenali ka shënuar fitore të madhe sonte në Premierligë.
“Topçinjtë” triumfuan 3:1 ndaj Liverpoolit në ndeshjen kryesore të javës së 23-të në elitën e futbollit anglez.
Bukayo Saka kaloi vendasit në epërsi në minutën e 14-të të ndeshjes.
Krejt në sekondat e fundit të pjesës së parë, Gabriel shënoi autogol për të barazuar shifrat.
Megjithatë, në pjesën e dytë, Arsenali e përfundoi dilemën e fituesit.
Fillimisht Gabriel Martinelli e riktheu epërsinë e vendasve në minutën e 67-të.
E në minutën e dytë shtesë, Trossard realizoi për 3:1.
Me këtë fitore të Arsenalit, tani gara për titull në Angli është bërë edhe më e nxehtë.
Përkundër humbjes, Liverpooli mbetet lider me 51 pikë, tani vetëm dy më shumë se Arsenali që pozicionohet i dyti.
Manchester City është në pozitën e tretë me 46 pikë, por që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.