Ministri i Mbrojtjes të Gjermanisë, Boris Pistorius, sot do të qëndroj për vizitë në Kosovë.
Ministri gjerman do të pritet nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Pas takimit do të ketë konferencë për media.
“Takimi do të nisë në ora 11:00”, është thënë në këtë njoftim.
Pistorius më pas do të takohet edhe me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedoncin.
Ministria e Mbrojtjes, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ceremonia zyrtare e pritjes, e shoqëruar me togun ceremonial të FSK-së, do të zhvillohet në objektin e Ministrisë së Mbrojtjes, duke filluar nga ora 13:30.