Gjermania ka shënuar fitore ndaj Portugalisë me rezultat 4-2, në një ndeshje ku spektakli kishte fjalën kryesore.
Ndeshja e vlefshme për Grupin F, ishte më spektakolare deri më tani në EURO 2020, ku përveç golave, kishte edhe rikthim në rezultat, shtylla, autogola e gjithçka tjetër.
Ndeshja nisi më mirë për portugezët, pasi gjetën golin në minutën 15-të, nga një kundërsulm perfekt.
Bernardo Silva mori një top në gjysmë e tij, avancoi me disa prekje, për të harkuar pastaj në zonë te Diogo Jota. Sulmuesi i Liverpoolit pasoi te Ronaldo që ishte në afërsi të portës për të shënuar për 1-0.
Por gjermanët si gjermanët, nuk u dorëzuan. Ata barazuan rezultatin në minutën e 35-të, me një prekje të Kai Havertz, që u devijua edhe nga mbrojtësi Ruben Dias për 1-1.
Katër minuta më vonë edhe në aksion i bukur i gjermanëve, ku topi shkoi në të djathtë te Joshua Kimmich, i cili pasoi në zonë, por topi u prek nga Raphael Guerreiro, i cili shënoi autogol për 2-1.
Serge Gnabry kishte rast të mirë në kohën shtesë për të shënuar, por portieri portugez ishte në vend.
Gjermania e mbylli në epërsi pjesën e parë, ndërsa nuk u ndal as në të dytën.
Në minutën e 51-të, Pacerët gjetën golin për 3-1. Robin Gosens pason te Kai Havertz, i cili me kokë shënon në portën e Rui Patricios.
Në minutën e 60-të, u mbyll edhe dilema e fituesit. Një kombinim shumë i bukur i lojtarëve të krahëve te Gjermania, ku Kimish harkon bukur në zonë, ndërsa Gosens me një fluturim në zonë godet bukur me kokë për 4-1.
Portugalia u mundua të kthehet në lojë në minutën e 67-të, kur Ronaldo asistoi bukur te Diogo Jota i cili me portën e zbazët shënoi për 4-2.
Në minutën e 79-të ka mundur të hapet ndeshja, kur Renato Sanches me një goditje të bukur nga 25 metra qëlloi shtyllën.
Rast të mirë në fund kishte dhe Leon Goretzka, por goditja e tij shkoi mbi portë.
Me këtë fitore të gjermanëve është hapur dukshëm Grupi F. Franca mbetet lider me 4 pikë, Gjermania dhe Portugalia kanë nga 3 pikë, ndërsa Hungaria me 1 pikë është e fundit. /Gazeta Enigma/