Manchester City ka shënuar fitore me rezultat 3-1 në udhëtim ndaj Brentfordit, në kuadër të javës së 23-të në Ligën Premier.
Ndeshja nisi me një dominim të madh të Man Cityt, të cilët patën tri raste të mira shënimi por nuk arritën të gjejnë golin e epërsisë.
Rastet e humbura atyre iu kushtuan, dhe Brentfordi e gjeti golin e avantazhit përmes Neal Maupay (21’) i cili shënoi për 1-0.
City vazhdoi me kontroll total të ndeshjes dhe eventualisht pas disa rasteve të njëpasnjëshme gjetën golin e barazimit.
Phil Foden (48’) fiton një top brenda zonës së rrezikshme dhe shënon për të barazuar shifrat në 1-1.
Anglezi shënoi edhe dy gola të tjerë në pjesën e dytë për të kompletuar rikthimin e “Qytetarëve”.
Foden fillimisht shënoi në minutën e 53-të për 2-1 pas asistimit të De Bruynes dhe më pas në minutën e 70-të për të kompletuar het-trikun për 3-1 me Haaland në rolin e asistuesit.
Me këtë fitore City arrin në kuotën e 49 pikëve duke zbutur diferencën me liderin Liverpool në vetëm dy pikë.