Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën mbi vendin tonë do të mbajë mot i nxehtë dhe me pak vranësira, raporton Gazeta Enigma.
Sipas institutit, reshjet e shiu priten të vazhdojnë edhe gjatë natës, por që dita e diele parashihet me intervale të gjata me diell dhe temperatura që parashihen të arrijnë deri në 30 gradë Celsius.
“Minimalet do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftimin e IHK./Gazeta Enigma/