Ish i dërguari i SHBA-së për ndërmjetësimin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell ka thënë se nuk e sheh të arsyeshme shitjen e armëve për Kurtin.
Ai tha se ekipi i Biden është tri vite me vonesë, rreth reagimeve ndaj veprimeve të një-anëshme të Kurtit.
Ai ka theksuar se Kurti nuk krahasohet me Hashim Thaqin, duke shtuar se shitja e Javelinëve Kurtit është shumë e rrezikshme.
“Ai është i pamatur dhe kërkon të fillojë një konflikt”, shtoi ai.
“Ekipi i Bidenit është tre vjet me vonesë në thirrjen e veprimeve të njëanshme të Albin Kurtit. Por më vjen mirë të shoh që ata më në fund e kuptuan. Të gjithë e dinë se ai nuk është Hashim Thaçi. Prandaj shitja e Javelinëve Kurtit është shumë e rrezikshme. Ai është i pamatur dhe kërkon të fillojë një konflikt”, ka theksuar Grenell.
The Biden team is 3 years late in calling out @albinkurti’s unilateral actions. But I am glad to see them finally realize it.
Everyone knows he’s no @HashimThaciRKS.
Which is why selling Kurti Javelins is very dangerous. The guy is reckless and looking to start a conflict. https://t.co/0I1ODUWDvn— Richard Grenell (@RichardGrenell) February 6, 2024