Të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira.
Ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu gjatë ditës në Rrafshin e Dukagjinit, kryesisht rreth zonës perëndimore.
Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15 deri në 48 km/h, njofton Meteo Kosova transmeton Klankosova.tv
Temperaturat minimale do të lëvizin prej një deri në katër gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 14 deri në 16 gradë Celsius.