Pas një mori diskutimesh sot në Kuvendin e Kosovës nuk ka arritur të votohet themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Deputetët e opozitës propozuan emrat e tyre dhe morën pjesë në votim, por nga pozita thanë jo dhe se emrat e tyre për këtë komision do t’i propozojnë kur në seancë është e pranishme ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
Kjo pikë nuk arrit të votohet, sipas kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.